19 Prill 2024

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje të rëndë’

Pejë, 3 korrik - Policia e Kosovës, konkretisht nën Stacioni Policor në Vitomiricë-Pejë, ka pranuar informatë nga viktima se ne fshatin Treboviq-Pejë, iu është vjedhur motoçikleta nga një objekt përcjllës i shtëpisë se tij.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur të identifikoj rrjedhimisht të arrestoj të dyshuarin: N.A. i lindur me 1986.
       
Tek i  dyshuari në një fushë është gjetur motoçikleta që i është vjedhur viktimës, përpos saj në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe nëntë (9) copë, shtëpiza të kompjuterevë të cilat i dyshuari dyshohet se i ka vjedhur në një tjetër lokacion.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48- orë, ndërsa motoçikleta dhe shtëpizat iu janë kthyer pronareve legjitim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)