18 Shkurt 2019

Arrestohet një person i dyshuar për përfshirje në fajde

Prishtinë, 12 shkurt - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me datën 12.02.2019, pas hetimeve disamujore, bazuar në Nenin 343 të KPRK-së ‘fajde’, ka intervistuar të dyshuarin A. E. dhe pas intervistimit me vendim mbi ndalimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i është caktuar ndalimi prej 48 orëve.

Pas raportimit të rastit me datën 27.11.2018 në stacionin policor, rasti është vazhduar të hetohet nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë, me ç’rast është kuptuar se i dyshuari ia ka dhënë rreth 20,000.00€ (njëzet mijë euro) viktimës në cilësi të fajdesë.

Viktima të dyshuarit është detyruar t’ia kthejë rreth 40,000.00€, duke përfshirë edhe një veturë dhe një shtëpi, për të cilën viktimës ia ka llogaritur një pjesë të borxhit në emër të fajdesë.

Për rastin në fjalë, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka marrë veprime ligjore konform urdhëresave të lëshuara nga gjykata kompetente, kundër të dyshuarit të rastit në fjalë, ku fillimisht i është bastisur shtëpia e banimit, me ç’rast gjatë bastisjes kanë hasur dokumentacion që ndërlidhet me rastin.

Dokumentacioni është sekuestruar përkohësisht, duke përfshirë edhe një laptop (kompjuter) dhe telefoni personal i të dyshuarit, të cilat do të dërgohen për ekzaminim në Forenzikë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën profesionale për tekstet shkollore dhe kurrikulën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 12:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)