19 Prill 2024

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prizren

Prizren, 22 tetor - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenti ka bërë të ditur se mbrëmë në mesnatë, rreth orës 00:05 minuta, Policia ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Iliret” po ndodh një vjedhje nga shtëpia.

Njësiti  patrullues i është përgjigjur rastit dhe me te afruar afër shtëpisë ku dyshohej se po kryhej vjedhja.

Banoret e asaj shtëpie nuk ishin prezent .Me te hyre në oborr të shtëpisë tre të dyshuarit AB,LF dhe FS pasi vërejnë patrullën policore fillojnë ikjen në drejtime të rrugës. Zyrtarët policorë fillojnë ne ndjekjen e të dyshuarve  ku arrijnë të ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin AB kurse të dyshuarit LF dhe FS arrin te  ikin.

Gjatë ndjekjes së të dyshuarve njëri nga zyrtarët policor pëson lëndim në këmbën e djathë duke rënë nga muri me lartësi rreth dy metra.

Sipas raportit mjekësorë zyrtari policor ka lëndime të lehta trupore. Te i dyshuari i arrestuar gjatë bastisjes  dhe kontrollit  janë gjetur bizhuteri si dhe gjësende tjera të vjedhura nga ajo shtëpi.

Në vendngjarje ka dalë njësitet relevante te policisë  si dhe njësia e krim teknikës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari AB të ndalet në mbajtje për 48. Rasti është duke u hetuar nga  hetuesit policor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)