22 Korrik 2019

Arrestohet hajni i xhepave

Prizren, 20 qershor - Në Komunën e Suharekës kohët e fundit Policia e Kosovës duke pasur parasysh edhe shqetësimet e qytetarëve, ka shtuar patrullimet dhe ka ndërmarrë masa preventive në parandalimin e vjedhjeve.

Vjedhjet kryesisht janë raportuar të kenë ndodhur në qendra tregtare, vjedhjet nëpër shtëpi etj.

Kjo dukuri është shfaqur gjatë ditës në  njërin nga tregjet e qytetit. Vjedhjet janë regjistruar të kenë ndodhur kryesisht në xhepat e qytetarëve dhe mashtrimet janë bërë kryesisht te njerëzit e moshuar dhe te pensionistët.

Gjatë punës hetimore - operative policia duke pasur bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Suharekës, ka arritur të identifikojë dhe  të arrestojë të dyshimtin A.S i lindur në vitin 1958, nga Prishtina, i cili duke e shfrytëzuar dinakërinë e tij dyshohet se ka arritur të kryej 5 (pesë) raste të vjedhjeve në xhepat e qytetarëve në Suharekë.

Policia e Kosovës është e përkushtuar t’i parandalojë vjedhjet dhe t’i mbrojë qytetarët nga dëmtimet e tilla duke iu ofruar një klimë të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Policia njëkohësisht falënderon edhe qytetarët për bashkëpunim e ofruar. I dyshimti me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)