24 Prill 2024

Arrestohet grupi i grabitësve në Ferizaj

Ferizaj, 16 prill – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda,  në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale në Ferizaj, pas një pune hetimore intenzive, ka arritur të arrestoj katër prej pesë personave me iniciale  G.D., Ç.D., R.H. dhe D.M., për grabitjen e ndodhur ditën e  dielë, në orët e mëngjesit,  më datën 14.04.2019, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup, saktësisht në pikën e karburanteve “IT-Petrol”- në Ferizaj , ku  në të cilin rast të njëjtit, si grup i organizuar mirë, të maskuar dhe  nën kërcënimin e thikave kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me vendim të prokurorit ndaj katër personave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa njëri nga ta ende është në kërkim e sipër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)