24 Shkurt 2018

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rënda në Prizren

Prizren, 13 shkurt - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenti ka njoftuar se pas një muaj hetimesh intensive, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren, kanë arritur t’i zbardhin disa raste të vjedhjeve të rënda të cilat patën ndodhur nëpër shtëpi të qytetarëve të Prizrenit.

Sipas hetuesve, ky grup, aktivitetin e vetë e kishte orientuar kryesisht në vjedhjen e stolive të arta, pajisje elektronike si: lap-top; telefona e tjera.

 Tre të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërkaq pas intervistës, me urdhër të prokurorit të shtetit, dy prej tyre ndalën nën masën e arrestit për 48 orë ndërsa i treti, për shkak të moshës (i mitur) ndalët për 24 orë.

Policia po e kërkon edhe të dyshuarin e katërt të cilin nuk e ka gjetur në shtëpi.  Lidhur me këto raste pista e hetimit është drejtuar në kërkimin e stolive të arta dhe gjësendeve tjera të cilat dyshohet se janë tjetërsuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2018 - Mbahet kongresin e 7-te Zgjedhor te të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Kongresin e 7-të të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dhe koordinatori rajonal nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Gazmend Abrashi, mbajnë konferencë për medie, në lidhje me “Projektet dhe mundësitë që do të prezantohen në Samitin Ekonomik nga BERZh që do të mbahet në Londër më 26.02.2018”. (Zyrat e OEK-ut, ora 11:00)  

- Federata e Gjimnastikës e Kosovës organizon gara për të shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ora 11:00)  

- Partia Ekologjike e Kosovës mban Kuvendin Zgjedhor. (Hoteli Grand, ora 11:00)