29 Mars 2024

Arrestohen tre të dyshuar për posedim droge

Mitrovicë, 4 shkur - Skuadra për hetime kundër narkotikëve e Departamentit Kundër Krimit të Organizuar të rajonit të Mitrovicës, arrestojnë tre të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen Shipol të Mitrovicës.

Arrestimi sipas policisë është kryer rreth orës 18:30 min të ditës së merkurë, nga njësiti i hetuesve policor në Mitrovicë, si rezultat i informatave të vazhdueshme në ndjekje të dyshuarve për këtë lloj aktiviteti të jashtë ligjshëm.

"Aksioni i shkëlqyer i hetuesve policor është kurorëzuar me arrestimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e substancave narkotike, si rezultat i ndjekjes së hetimeve të vazhdueshme për një muaj radhazi."

Tre të dyshuarit, dy shtetas të bosnjës, një mashkull 35 vjeçar dhe një femër 22 vjeçare, dhe një 18 vjeçar shtetas i Kosovës i përkatësisë etnike shqiptar, janë arrestuar pa ndonjë incident në një shtëpi private në lagjen Shipol të Mitrovicës.

Gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë, hetuesit policor kanë gjetur dhe sekuestruar si pjesë të provave materiale:

    * 30 kg, substancë narkotike të llojit marrihuanë, të paketuar dhe përgatitur për distribuim, shitje.
    * Rreth 4.8 kg, substancë pluhur të dyshuar të jetë narkotik e llojit heroin
    * Rreth 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, që besohet të kenë qenë të përfituara nga shitblerja e narkotikëve
    * Një peshore (matës elektronik), që besohet t’ju ketë shërbyer të dyshuarve për matjen e substancës narkotike.

Të gjitha provat e sekuestruara janë të regjistruara në listën e provave materiale të cilat do ti dorëzohen prokurorisë përkatëse për procedurë të mëtejme penale.

Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë është informuar për të gjitha veprimet e ndërmarra policore ndërsa i njëjti ka autorizuar caktimin e ndalimit  policor ndaj të dyshuarve të arrestuar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe të substancave psikotropike” në bazë të nenit 229 të Kodit Penal të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)