23 Gusht 2019

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’

Prizren, 9 korrik - Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftur se njësiti patrullues në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i hetimeve për parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar, për përfshirje në një rast të veprave penale ‘vjedhje’.

Gjatë një pike kontrolli është ndalur një veturë, ku gjatë kontrollit të personave dhe automjetit është arritur të arrestohen: J. K. 21 vjeç, B. H. 19 vjeç dhe K. K. 17 vjeç.

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: 20 shishe alkool dhe një mjet për hapjen e dyerve dhe dritareve (pajser).

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme do t’iu kthehen pronarëve legjitimë.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, është vendosur që të dyshuarit të ndalen në ndalim për 48 orë dhe njëri për 24 orë, pasi që është person i mitur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)