19 Prill 2024

Arrestohen tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Prishtinë, 23 shkurt - Sot, në ora 10:15, në sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë u arrestuan aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni, deri sa ishin duke e përcjellur seancën e caktuar për sot kundër Albin Kurtit.

Ndërkohë që në Besianë rreth orës 12:00 është arrestuar edhe Blerim Maqastena, aktivist i Lëvizjes në Besianë, i cili në momentin e arrestimit ishte duke mbledhur nënshkrime për peticionin kundër gjykimit të Albin Kurtit.

Ata sipas lëvizjes VETËVENDOSJE! u arrestuan nga policia me fletarrest të lëshuar nga Gjykata Komunale në Prishtinë. "Ky arrestim qartazi tregon se EULEX-i në bashkëpunim me institucionet vendore që i ka nën kontroll, pra gjykatat dhe policia, kanë filluar përndjekjen e hapur kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe secilit aktivist të saj. Këto arrestime tregojnë qartazi se EULEX-i dhe shërbimet e tij kanë për qëllim që ta kriminalizojnë protestën paqësore në Kosovë, ta izolojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe ta heshtë, përmes kërcënimit dhe frikësimit çfarëdo kundërshtimi qytetar politik në Kosovë", thuhet në njoftimin e VETËVENDOSJE!.

Përndjekja e cila filloi me procesin kundër Albin Kurtit, dhe e cila po vazhdon tash me arrestimin e Glaukut, Zgjimit dhe Blerimit, sipas kesaj levizje është qartazi e orkestruar nga EULEX-i, dhe e paraplanifikuar. Për Glaukun, Zgjimin dhe Blerimin, Gjykata Komunale kishte lëshuar fletarrest sot në mëngjes. Kjo sipas tyre në asnjë mënyrë nuk mund të kuptohet si rast i ndarë prej procesit kundër Albinit, dhe edhe me imagjinatën më të bujshme nuk mund të kuptohen si rastësi.

Në anën tjetër seanca e caktuar për sot kundër Albin Kurtit është shtyrë për 2 mars. Avokati Ramiz Krasniqi sot edhe një herë përsëriti dorëheqjen nga detyra e avokatit mbrojtës të caktuar nga gjykata, e cila prapë nuk iu pranua nga Trupi Gjykues. Ramiz Krasniqi këtë radhë deklaroi se më 2 mars nuk do të jetë aty, për ta treguar vendosmërinë e tij që këtë herë t’i qëndrojë prapa dorëheqjes së dhënë tash e 8 ditë.

Gjykata sipas VETËVENDOSJE! sigurisht se do të tentojë ta gjejë një avokat tjetër për seancën e 2 marsit. Ne i bëjmë prapë thirrje të gjithë avokatëve të Kosovës që ta respektojnë vullnetin e Albinit dhe të mos paraqiten në seancë. Ndërkohë që sot as Trupi Gjykues nuk ishte komplet për shkak se gjykatësja Fllanza Kadiu nuk ishte paraqitur në seancë për arsye shëndetësore. 

EULEX-i qysh prej se ka zbarkuar në Kosovë ka qenë transparent në qëllimet e tij. "EULEX-i këtu kishte ardhur për ta ndrydhur drejtësinë që ta ruajë stabilitetin aktual, stabilitet ky i ndërtuar në shpinën tonë. EULEX-i ka zbarkuar dhe është duke vepruar këtu për t’u siguruar se gjërat nuk do të ndryshojnë, dhe që të sigurohet se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jetojnë në gjendjen e tyre të mjerueshme, në të cilën na kanë nëpërkëmbur."

VETËVENDOSJE!  me tej thkeson se: Përndekja sistematike, e cila ditëve të fundit ka fituar në intenzitet, e EULEX-it kundër zërave kundërshtues ndaj tij, nuk është asgjë tjetër përveç simptomë e qartë se EULEX-i e ka kuptuar dhe ka filluar ta ndiejë mungesën e legjitimitetit brenda Kosovës. 90 mijë nënshkrimet e mbledhura në peticionin për mbylljen e procesit kundër Albin Kurtit, dhe për hapjen e hetimeve të pavarura për vrasjet dhe plagosjet më 10 shkurt 2007, ia kanë bërë publike EULEX-it atë që ata e kanë ditur përherë – se nuk e ka legjitimitetin për të sunduar me Kosovën, për kompetencat e veta ekzekutive, për imunitetin që gëzon ndaj ndjekjes penale, për mosllogaridhënien ndaj popullit të Kosovës. Përgjithësisht që nuk e ka legjitimitetin për të qëndruar në Kosovë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)