24 Shkurt 2019

Arrestohen të dyshuarit, të cilët kanosën kryetarin e komunës së Kllokotit

Gjilan, 6 dhjetor - Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar të dyshuarit Sllobodan Jovanoviq dhe Zoran Jovanoviq, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Kanosje’’ nga neni 185 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 3 dhjetor, në oborrin e kishës ortodokse, në fshatin Gërnqar, të dyshuarit kanë kanosur seriozisht me fjalë kryetarin e komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, në atë mënyrë që derisa ai kishte shkuar në kishë, i dyshuari Sllobodan Jovanoviq, në gjendje të dehur dhe në prezencë të policisë, fillimisht e fyen, pastaj edhe e kanos me fjalë se do ta mbys, me ç’rast aty ndërhyn edhe i dyshuari tjetër, i cili po ashtu e fyen dhe kërcënon me fjalë  të dëmtuarin.

Të njëjtit kanë ndërmarrë këto veprime, me pretekst se i dëmtuari e kishte larguar nga puna dhe i kishte ndërprerë asistencën sociale të pandehurit Sllobodan Jovanoviq.

Gjithashtu, brenda afatit ligjor, me qëllim të sigurimit të të pandehurve në procedurë penale, ndaj tyre është ushtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është

nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve, në Gjykatën kompentente në Gjilan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)