28 Mars 2024

Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Pejë, 9 shtator - Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se stacioni policor në Pejë, është njoftuar se me 6 shtator 2019 rreth orës 19:00 viktima e ka parkuar automjetin e tij kombi në një parking të objektit banesor në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, të nesërmen kur ka shkuar te automjeti viktima e rastit e ka vërejtur se persona të dyshuar kanë thyer Xhamin e kombit dhe i kanë vjedhur mjetet e punës të cilat gjendeshin brenda.

Sipas deklarimit të viktimës vlera e mjeteve të punë të cilat iu janë vjedhur është rreth 3800 euro euro.

Me 8 shtator, viktima ka vërejtur se mjetet e tij janë duke u shitur ne treg në Prishtine, i njëjti ka informuar Policinë, Policia ka arrestuar të dyshuarit të cilët i kanë sjellë në Stacionin policor Pejë.

Pas intervistimit në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe me Gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të i dyshuari nr.3, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsejtë 48 mjete të punës që dyshohet se janë vjedhur nëpër lokacione të ndryshme, të dyshuarit e këtij rasti janë: V.Ç. i lindur me 1973; A.M. i lindur me 1983; O.L. i lindur me 1976 dhe një person i mitur.

Mjetet e punës të konfiskuara dyshohet se janë vjedhur kryesisht në zonën e Pejës.

Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari nr 1. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, të dyshuarit nr.2 dhe 3 iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve, ndërsa të dyshuarit nr.4 personit të mitur iu është caktuar masa e ndalimit prej 24- orëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)