28 Maj 2020

Arrestohen katër persona për marrje dhe dhënie ryshfeti

Prishtinë, 14 shkurt - Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar katër persona për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Dhënie të ryshfetit”.

Dy të arrestuarit janë, personi me inicialet F.K, punonjës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe personi me inicialet I.I. punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria njofton se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë me inicialet B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “Dhënie të ryshfetit”.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në Polici

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në të cilën do të votohet Raporti Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 -mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Ambasada e Italisë dhe Ushtria Italiane prezantojnë kontributet e tyre për Ministritë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike në përgjigje të pandemisë globale Covid-19 në Kosovë. (Salla e konferencave të Administratës Qendrore të QKUK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të diskutohet kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit, propozim rregullorja për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, propozim rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit, raporti i shpenzimeve të Kuvendit, shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 12:00) 

- Një delegacion austriak i kryesuar nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg do të qëndrojë për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës ku do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ora 15:45)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora  17:00)