28 Mars 2024

Arrestohen 5 persona nën dyshimin e bazuar për ‘trafikim të armëve’

Prishtinë, 18 tetor - Policia e Kosovës, ka bërë te ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime intensive disa mujore për zbulimin e veprimtarisë kriminale të disa të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të trafikimit të armëve, sot ka arrestuar pesë të dyshuar, të përfshirë në trafikim me armë.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente është ndërmarrë operacioni policor “TRUDA”, ku janë arrestuar pesë të dyshuar dhe janë bërë kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve. Kontrollet janë realizuar në rajonin e Prishtinës (në katër lokacione), dhe në rajonin e Mitrovicës (një lokacion).            

Të dyshuarit e arrestuar gjatë këtij operacioni policor janë: S. V. i lindur me 1965; R. V. i lindur me 1967;  H. A.  i lindur me 1977; S. Sh. i lindur me 1953 dhe E. Sh. i lindur me 1980.

Si prova materiale janë sekuestruar:  5 armë zjarri të vogla, 6 armë me gaz “Ekol” special 99 - kal. 9 mm, 1 pushkë gjysmë-automatike, 3 pushkë gjuetie, 2 pushkë ajrore, 341 fishekë, kalibra të ndryshëm, Pjese të ndryshme të armëve, 4 telefona celularë, 6400 euro para kesh, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Dy vetura (si mjet i kryerjes së veprës penale).

Personat e dyshuar, në bazë të aktvendimit të prokurorit, dërgohen në mbajtje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)