20 Prill 2024

Arrestohen 4 persona për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Prishtinë, 26 maj - Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë ka njoftuar se ekipi i Hetimeve Stacioni Policor Istog, në konsultim me Prokurorin e Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm për përfshirje në aktivitetin e jashtëligjshëm – Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Lidhur me këtë aktivitet, janë  shoqëruar në Stacionin  Policor Istog katër persona të dyshuar: SH. H. lindur me 19.09. 1994; K. B. i lindur me 06.12. 1991; B. H. lindur me 08.02. 1988; K. G. lindur me 05.04. 1996.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër (4) telefona mobil si dhe tre (3) kompjuter (laptop).

Me urdhër të Prokurorit Shtetit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)