26 Prill 2024

AME dhe KFOR mbajnë ushtrimin “Shpata e Argjendë 2019-2”

Prishtinë, 25 shtator - Në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, po mbahet ushtrimin “Shpata e Argjendë 019-2’, që po organizohet nga KFOR-i,  së bashku me institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky ushtrim ka për qellim testimin e kapaciteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës në komunikim, koordinim dhe bashkëpunim për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Në ushtrim përveç njësive të KFOR-it, po marrin pjesë: Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe institucione tjera që kanë rol në Planin e Reagimit Kombëtar.

Ushtrimi po mbahet në të njëjtin kohë në kampin e KFOR-it në “Film City” dhe në  Qendrën Operative të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Në fund këtij ushtrimi, me datën 27.09.2019, do të mbahet analiza pas veprimit për ushtrimin “Shpata e Argjendë 2019-2”, për të evidentuar mangësitë, të arriturat dhe për të rekomanduar për përmirësimet në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)