18 Prill 2024

Ambasadori Lebet rithekson mbështetjen e Zvicrës pë Prokurorinë e Shtetit

Prishtinë, 18 qershor - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim përshëndetës Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet.

Vlerësimi i bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, avancimi dhe vazhdimi i partneritetit në projekte të përbashkëta si ai Kundër Korrupsionit në Kosovë i njohur si SAEK II, konsolidimi i institucioneve të drejtësisë, përkatësisht sistemit prokurorial, si dhe forcimi i sundimit të ligjit ishin në fokus të diskutimeve gjatë takimit përshëndetës të Kryeprokurorit Lumezi me Ambasadorin Lebet.

Në këtë kontekst, Kryeprokurori i Shtetit, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për shtetit e Zvicrës për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme dhënë në forma të ndryshme për Republikën e Kosovës dhe sistemin e drejtësisë.

Në anën tjetër, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet, ka ritheksuar mbështetjen e Zvicrës për punën e Prokurorisë së Shtetit, me theks të veçantë në luftimin korrupsionit.

Në fund të takimit, Kryeprokurori Lumezi i ka uruar suksese Ambasadorit Lebet në rrugëtimin e ri, me ç‘rast ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i ndërtuar  ndër vite ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë të kultivohet edhe në të ardhmen.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)