05 Korrik 2020

Ambasada përkujton anëtarët e forcave britanike që humben jetën në Kosovë

Prishtinë, 10 nëntor - Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ambasada Britanike do të kujtojë të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën në konflikt.

"Pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar, do të përkujtojmë 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë (KFOR)", thekson ambasada britanike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)