19 Janar 2020

Ambasada franceze diskuton rreth parandalimit të dhunës në bazë gjinore

Prishtinë, 10 dhjetor - Me rastin e përmbylljes së fushatës ndërkombëtare për parandalimin e dhunës në baza gjinore, Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me OJQ-në Grupi kosovar për  Avokim, organizon një konferencë me fokus dhunën në baza gjinore, kundër grave nga pakicat rome, ashkali dhe egjiptiane (RAE).

Gra nga fusha e politikës dhe gazetarisë  dhe aktiviste të shoqërisë civile nga Kosova do të diskutojnë rreth mënyrave dhe mekanizmave për të parandaluar dhunën në bazë gjinore.

Hapja e tryezës së rrumbullakët do te behet nga Zonja Marie-Christine Butel, Ambasadore e Francës në Kosovë,  si dhe Zonja. Mimoza Gavrani – Presidente  e OJQ-se Grupi Kosovar per Avokim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)