20 Prill 2024

A.M. ish prokuror gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Prizren, 5 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se sot rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M., - ish prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij  në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij.

Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)