20 Shtator 2019

Alex Whiting i bashkohet Prokurorit të Specializuar si Shef i Hetimeve

Prishtinë, 13 qershor - Alex Whiting i bashkohet Zyrës së Prokurorit të Specializuar si Shef i Hetimeve apo Grupit Hetimor.

Whiting, i moshës 54 vjeçare, është një prokuror me kombësi franceze dhe amerikane me përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, duke përfshirë punë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjPN) dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) e me një karrierë akademike të shquar.

Whiting vjen tek ZPS-ja nga Fakulteti Juridik i Harvardit ku ishte profesor i praktikës që
në vitin 2013.

Gjatë periudhës midis 2010 dhe 2013, z. Whiting punoi në Zyën e Prokurorit të GjPN-së fillimisht në funksionin e Koordinatorit të Hetimeve, në mbikqyrje të të gjitha hetimeve, dhe më pas si Koordinator i Ndjekjeve Penale duke patur në mbikqyrje të gjitha ndjekjet penale.

Përpara se t’i bashkohej GjPN-së, z. Whiting jepte mësim si profesor asistent i praktikës në Fakultetin Juridik të Harvardit.

Gjatë periudhës midis 2002 e 2007, Whiting punoi për TPNJ-në, ku ka qenë prokuror kryesor në gjykimin e Fatmir Limajt, Isak Musliut e Haradin Balajt dhe prokuror kryesor në gjykimet e Milan Martiqit dhe Dragomir Milosheviqit.

Përpara se t’i bashkohet TPNJ-së z. Whiting ishte prokuror federal në Shtetet e Bashkuara, fillimisht në Sektorin e Kriminalistikës së Departamentit të të Drejtave Civile në Washington DC e më pas me Zyrën e Prokurorit Federal në Boston, Massachusetts, ku ka përqëndruar në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Whiting është diplomuar në Kolegjin Yale dhe në Fakultetin Juridik Yale. 15 shkurt 2018

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)