27 Shkurt 2020

Aktakuzë për Vrasje të Rëndë në fshatin Studenqan të Suharekës

Prizren, 12 qershor - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.G., për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 nëparagrafi. 1.3, “Vrasje në tentativë” nga neni 178  lidhur me nenin 28 si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, me datë 17.03.2019 në fshatin Studenqan – Komuna e Suharekës, i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore, me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes vëllaun I.G., në atë mënyrë që hyn tek dyert e oborrit të shtëpisë së K.G., me pistoletë-revole të markës HS -9 e cal. 9x19 mm shtënë një herë në drejtim të I.G., dhe pas të shtënës i ndjeri I.G., i plagosur ikë brenda në shtëpi, ku i akuzuari fillon ta ndjek atë nga pas.

Ndërkohë, e dëmtuara N.G., pas dëgjimit të një zhurme, e hap derën e shtëpisë dhe e sheh B.G., i cili shtënë në drejtim të saj dhe e plagos në regjionin e sipërm të abdomenit. I akuzuari vazhdon ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur i ndjeri I.G., dhe  shtënë në të katër herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë nga arma zjarrit, e që vie deri te vdekja e të ndjerit I.G.

I akuzuari, gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2020 - Kryeministri Albin Kurti pret në takim Komandantin e KFOR-it, Michele Risi. Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:40 - vetëm pamje)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projekti të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës do të protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë e cila edhe pse është vërtetuar që ju ka borxh punëtorëve asaj nuk i intereson kjo. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet  seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës. ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me rrjetin Kraeeyn organizon konferencën për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunën e Prishtinës do ta përuroj çerdhen në lagjen Kalabria në Prishtinë. (Lagjja Kalabria, ora 10:30)

-  OJQ-së Aktiv bën prezentimin e letrës ‘Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës’, mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. (Hotel Sirius, ora ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian bën shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, pret në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, (Kabineti i kryetares Osmani, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët pret në takim zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Lorena Haxhiu. (Zyra e kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e Ekspozitës INFRARED: Additions në Fushë Kosovë. (Rr. e Pejës të rrethi në Fushë Kosovë, ora 18:00)