25 Prill 2024

Aktakuzë për vrasje të rëndë

Prizren, 2 mars – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.V., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 06.08.2019 për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 06.08.2019 rreth orës 23:18 minuta, në Prizren, në lagjen “Jeta Re”, në rrugën ”Qenë Qenaj”, i pandehuri B.V., me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij A.V., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishte me bashkëshorten e tij, në momentin kur ajo largohet nga shtëpia, i pandehuri pajiset me një pistoletë të tipit “Pietro Beretta Gardone” e kalibrit 9 x 19 mm, del nga shtëpia, i afrohet tashmë të ndjerës A.V., e drejton pistoletën në drejtimin e saj, duke shtënë 15 herë në drejtim të saj, me ç’rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga goditja e predhave viktima rrëzohet për tokë, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ku pastaj i pandehuri B.V., viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e policisë.

Me këto veprime i akuzuari B.V., ka përmbushur elementet e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)