14 Dhjetor 2018

Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Gjilan, 12 tetor – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.I. dhe V.I.

Prokuroria njofton se, në muajin shtator 2018, në komunën e Gjilanit, i pandehuri E.I., me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin E.Z., në atë mënyrë që i përgatitur me armë dhe sëpatë shkon te shtëpia e të dëmtuarit dhe derisa tenton të shkrepë me armë në drejtim të tij, aty ndërhyn i pandehuri V.I., i cili e pengon këtë veprim, me ç’rast arma shkrepë para këmbëve të të pandehurit.

Me këto veprime, i pandehuri E.I., ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, i pandehuri E.I, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtë në pronësi armë zjarri dhe pesë (5) fishek, me ç’rast ka kryer edhe veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri V.I., pas rastit të ndodhur, ka mbajtur në posedim të njëjtën armë në shtëpinë e tij, me çka ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, në aktakuzë i është propozuar gjykatës, që të pandehurit E.I, t’i shqiptoj dënim plotësues – konfiskimin e armës dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2018 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu kundër Korrupsion “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”,  ora 10:00)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezën "Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Instituti D4D organizon hapjen zyrtare të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Restorant Tartine Deli, Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet tryeza me temë "Lufta Kundër Korrupsionit në Ballkan. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Let's Do It organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqt në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". (Plemetin, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare "Plus Center “ organizon hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Qendrës Tregtare "Plus Center“ ne Ferizaj, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë ngjarjen përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku do të jenë prezent Ambasadorët e Shteteve Anëtare të QUINT, BE dhe Koalicioni i OJQ-ve. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 15:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti Panda”. (Qendra e Dokumentimit në bibliotekën Hivzi Sulejmani, rruga “Sadik Bekteshi” nr 16, ora 16:30)

- Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës "Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (Miracle Beni Dona, Zona Industriale, ora 18:30)

- Shfaqet drama jokonvencionale e Mark Ravenhill lidhur me dy vëllezër identikë të cilët ritakohen pasi që janë rritur ndarazi më Gjermaninë lindore dhe perëndimore. (Ambienti i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, rruga e Muzeu Etnologjik, ora 20:00)