24 Prill 2024

Aktakuzë për të pandehurin që sulmoi gruan dhe rrahu vajzën

Pejë, 15 janar - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndritur aktakuzë kundër të pandehurit, E.K., për veprat penale “Sulmi” nga neni 187, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, nën-paragrafi 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K, me datën 14 tetor të vitit 2018, rreth orës 21:30, pikërisht në shtëpinë e tij, me dashje ka përdorur forcë ndaj viktimës A.K.,(bashkëshortes se tij) derisa natën kritike e dëmtuara me dy vajzat e saj vije në shtëpi, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët “Ku ishe tërë ditën”, e ku menjëherë fillon ta sulmoj të dëmtuarën, duke e kapur për flokë e pastaj duke e goditur edhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu, derisa i pandehuri E.K., ishte duke sulmuar bashkëshorten  e tij, në ato momente vajza e tij përpjektë  për ta mbrojtur nënën e saj, i pandehuri fillon ta godas me shuplaka në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet  sipas ligjit për veprat penale të cila i vihet në barrë.

​
...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)