19 Prill 2024

Aktakuzë për bashkimin apo pjesëmarrjen në ushtrinë apo policinë e huaj

Prishtinë, 26 shtator - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër N.H., për shkak se ka kryer veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.H., me dashje direkte që nga data 26.09.2014, ka kaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, në drejtim të shtetit të Maqedonisë për në Turqi dhe më pas ka përfunduar për në Siri, në zonën e konfliktit Siri-Irak me qëllim që t’iu bashkëngjitet grupeve terroriste “ISIS” dhe “Al Nusra”.

Me këto veprime e pandehura N.H., ka kryer veprën penale, “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit (Ligji nr.05/L-002) dhe “Organizimi dhe Pjesëmarrja ne grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i KPK.

 

Aktakuzë për bashkimin apo pjesëmarrjen në ushtrinë apo policinë e huaj

 

Prishtinë, 26 shtator 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër N.H., për shkak se ka kryer veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

 

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.H., me dashje direkte që nga data 26.09.2014, ka kaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, në drejtim të shtetit të Maqedonisë për në Turqi dhe më pas ka përfunduar për në Siri, në zonën e konfliktit Siri-Irak me qëllim që t’iu bashkëngjitet grupeve terroriste “ISIS” dhe “Al Nusra”.

 

Me këto veprime e pandehura N.H., ka kryer veprën penale, “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit (Ligji nr.05/L-002) dhe “Organizimi dhe Pjesëmarrja ne grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i KPK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)