05 Qershor 2020

Aktakuzë për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Prizren, 22 maj - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet M.P., dhe R.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.P., me 30 mars rreth orës 16:00 në fshatin Pouskë – Komuna e Prizrenit,  posedon armë zjarri pushkë gjysmë - automatike dhe nëntëmbëdhjetë (19) fishekë të kalibrit të panjohur, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Po ashtu, i pandehuri M.P, me datë, kohë dhe vend të njëjtë  përdorë  armë zjarri pushkën gjysmë - automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, i  shoqëruar me të pandehurin R.D., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Me këto veprime, i pandehuri M.P., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri R.D., me datë, kohë dhe vend të njëjtë përdorë armë zjarri pushkën gjysmë - automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, shoqëruar me të pandehurin M.P., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Me këto veprime, i pandehuri R.D., ka përmbushur elementet e veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)