19 Prill 2024

Aktakuzë kundër personit zyrtar për “Keqpërdorim të detyrës“

Ferizaj, 15 mars - Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se Departamenti per Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.S personzyrtar për “Keqpërdorim të detyrës“.

Ngritja e aktakuzes sipas prokurorise është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se  pandehuri në muajin shtator të vitit 2017 dhe në muajin prill të vitit 2018 në Shtime, në cilësinë e personit zyrtar  me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore përvete ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar kompetencat zyrtare dhe duke i’a shkelur seriozisht të drejtat e personit tjeter, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par. 1 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)