26 Shtator 2022

Aktakuzë kundër mësimdhënësit nga Dragashi

Prizren, 25 korrik - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.M., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195, “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185,  dhe “Hakmarrja” nga neni 388, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 13.05.2022 rreth orës 10:20 minuta, në fshatin Blaq, Komuna e Dragashit, në ShFMU “Hilmi Bahtijari”, i pandehuri/mësimdhënësi D.M., në cilësinë e personit zyrtar, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, i keqtrajton, frikëson dhe fyen rëndë dinjitetin e personave tjerë – nxënëseve F.Z., S.Z., dhe E.H., në atë mënyrë që i njëjti sapo hyn në klasë kërkon nga nxënësit që të nxjerrin librin nga lënda e Matematikës dhe të lexojnë në heshtje mësimin e fundit, më pas kërkon nga nxënësit të dalin te dërrasa e zezë dhe të përsërisin mësimin që kishin lexuar, i pa kënaqur me përsëritjet e nxënësve, merr rripin e pantallonave nga nxënësi R.I., me të cilin me forcë i godet nxënëset në duar, duke i shkaktuar dhembje fizike, frikë dhe fyerje të rëndë të dinjitetit, të cilat keqtrajtime tek tri të dëmtuarat rezultojnë me lëndime të lehta trupore. Me këto veprime, i pandehuri D.M., ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Po ashtu, i pandehuri D.M., me qëllim të hakmarrjes ndërmerr veprime të dëmshme ndaj të dëmtuarave të lartëcekura, në atë mënyrë që pasi të njëjtat së bashku me prindërit e tyre më datë 14.05.2022 raportojnë të pandehurin në polici për shkak të dhunës fizike të aplikuar ndaj tyre, në mundësinë e parë që paraqiten në lëndën e Matematikës të cilën e mbanë i pandehuri/arsimtari D.M., i njëjti fillimisht në prani të gjithë nxënësve të klasës i fyen me fjalë të ndryshme, më pas të dëmtuarave në shenjë hakmarrje, ua mbyllë notat e dobëta në lëndën e Matematikës. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Hakmarrja” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu, prokurori i ka propozuar gjykatës që t’i shqiptoj të akuzuarit dënimin plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)