26 Prill 2024

Aksident në magjistralen Suharekë – Shtimje, tre të vdekur

Suharekë, 16 mars - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 12:30, të datës 16 mars 2019.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale  Suharekë – Shtimje, ne vendin e quajtur te Giri komuna e  Suharekë.

Në aksident ishin të përfshira një veturë, një kamion  dhe një kamionët, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ne vendin e ngjarës kanë  ndërruar jetë  shoferi i veturës Q.H 1996, dhe dy pasagjeri e automjetit  L.R.,1998 dhe J.T 1999,  ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe (nje) pasagjere qe ka qen ne kamionët.


Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se  shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i  veturës i cili hynë ne tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plot dhe kthesë) dhe ne mënyrë frontalë goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasoj shkakton aksident trafiku me fatalitet.

Trupat e pajetë të viktimave  me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.
Me urdhër te prokurorit te shteti vozitësi i kamionit ndalohet për 48 ore.

Policia e Kosovës edhe një herë KERKON dhe APELON tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te kenë kujdes, te respektojnë rregullat e trafikut, te përqendrohen në ngasje!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)