24 Prill 2024

Akademia e Drejtësisë dhe UNDP lansojnë doracakun për praktikën gjyqësore

Prishtinë, 24 shtator - Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë sot Doracakun për Praktika Gjyqësore.

Doracaku paraqet një hulumtim të praktikës së Gjykatës së Apelit, për divizionin civil, deparartamentin për çështje administrative dhe departamentin për çështje ekonomike.

Përkatësisht, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në koordinim me Akademinë e Drejtësisë kanë bërë identifikimin e shkeljeve më të shpeshta në praktikë, duke ofruar zgjidhje përmes praktikës së gjykatës se Apelit.

Doracaku përmbanë edhe udhëzime adekuate për veprimet procedurale që duhet ndërmarrë, për të zvogëluar trendin e lëndëve që kthehen në rishqyrtim si dhe për të ndikuar në rritjen e efikasitetit në zgjidhjen e rasteve gjyqësore.

Nikoqir të ngjarjes do të jenë znj. Luljeta Hetemi, U.D Drejtoreshë Ekzekutive e Akademisë së Drejtësisë dhe këshilli redaktues i Doracakut.

Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Zëvendës Ambasadorja Norvegjeze, Nënkryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Kryetari i Gjykatës Supreme, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, si dhe përfaqësues të UNDP-së.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së, Përmirësimi i Qasjes në Drejtësi dhe Reformës së Sundimit të Ligjit në Kosovë, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze përmes Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)