25 Shkurt 2020

AGK dënon kërcënimin ndag gazetarit Kajtaz Gecaj nga Ramiz Shala

 Prishtinë, 20 dhjetor - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim e ka pranuar informatën se drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Skenderaj, Ramiz Shala e ka kërcënuar me sulm fizik korrespondentin e gazetës “Zëri”, Kajtaz Gecaj.

Sipas gazetarit Gecaj, kërcënimi ka ndodhur si rrjedhojë e artikullit të publikuar "Sivjet Komuna e Skenderajt pagoi katër portale, asnjëri lokal."

"Para pak çasteve, Ramiz Shala, drejtor i Kulturës më ka kërcënuar se do të më sulmojë fizikisht nëse edhe njëherë ia përmendi emrin në gazetë, edhe pse emrin ia ka përmendur kolegu i tij, Kastriot Gashi. Bile tha se “tash të kisha bë tokë veç e kam mik të mirë djalin tënd." - ka shkruar Gecaj në rrjetin social Facebook.

Për më tepër, ky i fundit është kërcënuar se do të dëbohet nga zyra e tij.

"Ai gjithashtu me kërcënoi se nesër (e premtë) do të më dëbojë nga zyra në objektin e ish-TMK-së.." - thuhet në postimin e Gecajt.

AGK e fton drejtorin Shala të distancohet nga kjo qasje e patolerueshme dhe në rast se ka pretendime ndaj shkrimeve të realizuara nga Gecaj, t’i ndjek rrugët ligjore dhe asesi të mos përdorë gjuhë kërcënuese ndaj gazetarit.

AGK inkurajon gazetarët që të mos zbrapsen nga kërcënimet e tilla ndërsa rastet e pengimit në punën e tyre profesionale t’i lajmërojnë gjithsesi edhe në polici.


Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)