20 Shtator 2019

Admirali amerikan James Foggo vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Prishtinë, 22 maj - Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara, në Ministrinë e Mbrojtjes, komandantin e Komandës së Bashkuar të Aleancës në Napoli, Admiralin James Foggo.

Fillimisht, admirali amerikan Foggo i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’Addario, u prit me ceremoni ushtarake nga Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Më pas, u zhvillua takimi ndërmjet Ministrit të Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe admiralit amerikan Foggo. Takimi u fokusua në situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, tranzicionin e FSK-së, bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët strategjikë si dhe qëllimin e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe fokusimin në ndërtimin e kapaciteteve që garantojnë paqen në vend, rajon e më gjerë.

Ministri Berisha e njoftoi admiralin Foggo rreth procesit transparent të transicionit të FSK-së dhe koordinimin e vazhdueshëm me partnerët strategjikë.

Ai i theksoi se “Në bashkëpunim me partnerët, kemi përgatitur Planin Gjithëpërfshirës Transitor. Zbatimi i këtij plani është gradual, gjatë 10 vjetëve të ardhshme, dhe ndahet në 3 faza. Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që tranzicioni të bëhet në mënyrën e duhur dhe ky proces merr kohë. Janë përmbushur detyrat e fazës së parë A 120 + ditësh të Planit Gjithëpërfshirës Transitor sa i përket infrastrukturës ligjore dhe administrative’’.

Më tej, ministri i Mbrojtjes  çmoi lart bashkëpunimin dhe koordinimin që kemi tash e 20 vjet me misionin e KFOR-it në Kosovë, të cilët kanë dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, si ekipin e NALT-it për koordinimin dhe këshillimin e vazhdueshëm në çdo hap të ecjes tone përpara.

Ministri Berisha përsëriti zotimin se FSK-ja edhe me mandatin e ri do të jetë forcë profesionale, multi-etnike dhe e besueshme, ku diversiteti është dhe do të mbetet vlerë, ku barazia është për të gjithë.

Ministri shtoi se për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, qytetarët e Kosovës janë të gjithë të barabartë, pa marrë parasysh përkatësinë. FSK-ja për vite me radhë është institucioni që gëzon besimin më të lartë në Kosovë nga qytetarët’, deklaroj Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha.

I pari i Ministrisë së Mbrojtjes në fund të takimit me admiralin amerikan, theksoi se Republika e Kosovës është përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha vendet e rajonit që janë anëtare të NATO-s dhe ato që aspirojnë anëtarësim në NATO. Ne jemi të bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO.

Nga ana e tij, komandanti i Komandës së Bashkuar të Aleancës në Napoli, admirali James Foggo, përgëzoi ministrin dhe komandantin për të arriturat e FSK-së dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me ekipin e NALT-it. 

Në veçanti shprehu admirimin e tij për profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së.

Ndër tjera, admirali e ka konsideruar sukses të jashtëzakonshëm të Kosovës pjesëmarrjen e FSK-së me dy kadetë në Akademinë Ushtarake Amerikane West Point si dhe angazhimet tjera në të mire të zhvillimit të gjithmbarshëm të institucionit dhe shoqërisë.

Ndërsa, në takimin e komandantit të FSK-së, gjeneral Rama me Admiralin amerikan Foggo, u vlerësua lartë kontributi i NATO-s përmes KFOR-it dhe NALT-it në mbështetje të këshillimit dhe zhvillimit profesional të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)