24 Prill 2024

228 persona të akuzuar për një muaj nga Prokuroria e Pejës

Pejë,13 dhjetor - Prokuroria Themelore e Pejës  vetëm gjatë muajit nëntor ka ngritur 174 aktakuza, ndaj gjithsej 228 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Gjatë muajit paraprak, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 164 (njëqindegjashtëdhjetekatër) aktakuza, kundër 211 (dyqindenjëmbëdhjetë) të pandehurve.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit nëntor janë ngritur gjithsej 10 (dhjetë) aktakuza, kundër 17 (shtatëmbëdhjetë) personave.

Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritje të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)