28 Mars 2024

18 vjeçari M.B humb jetën duke manipuluar me pushke gjuetie

Gjilan, 4 shkurt - Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:30 minuta, një person, i moshës 18 vjeçare, duke manipuluar me një pushke gjuetie, aksidentalisht ka humbur jetën.

Dyshohet se i ndjeri M.B. i lindur me 2002 nga Gjilani, gjersa kishte qenë në shtëpinë e babait të tij, në fshatin Tërsten, komuna e Kamenicës, duke manovruar me një armë gjuetie të llojit ‘’Magnum’’, e njëjta aksidentalisht kishte shkrepur, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e majtë të kokës, si pasojë e të cilave ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë prokurori kujdestar, policia dhe mjeku kujdestar, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vetëvrasje aksidentale’’.

Prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e obduksionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)