26 Shtator 2022

10 persona akuzohen për mashtrimin e qytetarëve gjermanë

Prishtinë, 16 gusht - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale A.K, F.G, K.B,  H.K, E.Z, A.S, Q.K, H.B, L.B dhe L.B.  

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për persona të tjerë, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke shfrytëzuar njohjen e shkëlqyeshme të gjuhës gjermane të disa anëtarëve të grupit, në vazhdimësi, duke vepruar nga Kosova, por edhe me ndihmën e bashkëkryerësve të tjerë në Gjermani, kanë mashtruar shtetas të Republikës së Gjermanisë, duke i nxitur që të iu dërgojnë të holla në shuma të ndryshme apo kuponë të Amazon.com, Inc., në atë mënyrë që përmes telefonit, i kanë thirr të dëmtuarit, shumica të moshës së shtyrë, nga regjione të ndryshme të Gjermanisë, e pastaj duke u prezantuar rrejshëm i kanë vënë në lajthim duke iu treguar që kinse e kanë fituar lotarinë në vlerë të madhe.

Mirëpo, paraprakisht janë të obliguar që t’i paguajnë shpenzimet, ashtu që i kanë nxitur që të dërgojnë të holla përmes bashkëpunëtorëve të tyre në Gjermani apo përmes unioneve financiare si: Moneygram, Western Union, Capital-Ria, Vllesa-Ria, në emra të ndryshëm në Kosovë, apo të blejnë kuponët e Amazon-it dhe të iu tregojnë kodet e tyre të cilët pastaj të pandehurit i kanë shfrytëzuar për blerje personale online, kështu që të pandehurit A.K, K.B, E.Z, A.S, F.G, H.K, Q.K dhe H.B, në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Mashtrimi në vazhdim’’ nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK.

 Ndërkaq, i pandehurit L.B, për një kohë të pavërtetuar ka marrë pjesë në veprimtaritë kundërligjore të përshkruara në diapozitivin e parë me të pandehurin A.K, gjatë vitit 2018/2019, ka filluar të punoj ndaras, në atë mënyrë që me të pandehurin L.B, i kanë kontaktuar viktimat në Gjermani përmes telefonit, e pastaj me ndihmën e bashkëpunëtoreve të tyre C.B, F.H, A.D si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar kanë marrë të holla prej viktimave, si E.B.F. Me këtë, në bashkëkryerje, të pandehurit L.B dhe L.B, kanë kryer veprën penale ‘’Mashtrimi në vazhdim’’ nga neni 323 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)