25 Prill 2024

Zvicra mbështet projektin për psikologjinë klinike në Kosovë

Prishtinë, 19 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani priti sot z. Markus Baechler, drejtor i Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar modalitetet e projektit –programit të  specializimeve nga lëmi i Psikologjisë klinike, i cili pritet të fillojë së zbatuari gjatë këtij viti në Kosovë.

Ministri Agani e falënderoi Qeverinë e Zvicrës për kontributin e jashtëzakonshëm që është duke e dhënë për zhvillimin e shërbimeve shëndetësore të shëndetit mendor në Kosovë në tërë periudhën e pasluftës dhe ndjeshmërinë e madhe që vazhdon ta tregojë lidhur me këtë çështje aktualisht.

Specializimi i kuadrove në lëmin e psikologjisë klinike do të paraqes kontribut të rëndësishëm për mirëqenien psiko-sociale të qytetarëve të Kosovës.

Projekti i miratuar nga Qeveria e Zvicrës ka vlerën prej 500.000 eurove për periudhën mars 2012- dhjetor 2014.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)