20 Prill 2024

Zjarr, në Klinikën Gjinekologjike, evakuohen 2 bebe dhe 3 nëna

Prishtinë, 4 mars - Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:50, në repartin intensiv të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike është  njoftuar se  një Intra tavolinë ka filluar të dalë tym, menjëherë ekipet kujdestare kanë ndërmarrë masat e nevojshme duke  bërë sigurimin e pacientëve dhe foshnjave që ndodheshin në atë hapësirë.

Si hap i parë menjëherë janë  2 bebe dhe 3 nëna janë bartur në një repart tjerr në vend të sigurt.

Menjëherë janë ftuar ekipi i sigurimit fizik, ekipi i zjarrfikësve QKUK dhe Policia e Kosovës.  

Pas evakuimit të nënave dhe foshnjave aparati në fjalë është ndezur dhe ekipet e zjarrfikësve ka shuar zjarrin e lokalizuar tek ai aparat.

Zyra për informim në QKUK thekson se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti dhe nuk ka pasur dëme të tjera, përveç djegies të një (1) intra tavoline.

Ekipet e policisë dhe shërbimeve teknike kanë bërë ekzaminimet e nevojshme që kërkohet në rastet e tilla.

Ky repart pritet që t’i kthehet gjatë ditës punës normale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)