26 Prill 2024

Zgjedhën Drejtorët e Klinikave dhe Instituteve në QKUK

Prishtinë, 17 janar - Komisioni i emëruar nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Dr.Nijazi Gashi, ka publikuar rezultatet e konkursit publik  për Drejtorë të Klinikave dhe Instituteve të QKUK-së, të shpallur  me datën 09.12.2011.

Komisioni ka vendosur që për shkak të mos përmbushjes së kritereve të parapara, konkursi të përsëritet  për Klinikën e Dermatovenerlogjisë dhe Klinikën e Onkologjisë.

Komisioni pas testimit me shkrim dhe gojë të kandidatëve, sipas cilësive të vlerësuara dhe kritereve të përzgjedhjes së miratuara nga komisioni, ka vendosur që për drejtorë të Klinikave të përzgjidhen:

Prof. Asocc.Dr. Dalip Limani-  Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë

Prof. Dr.Arsim Morina-  Drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë

Prof. Assoc.Dr. Hasan Ahmeti- Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve

Prof. Ass. Faton Morina- Drejtor i Klinikës së Ortopedisë, Traumatologjisë Lokomotore, Shërbimit Ortopedik

Prof.Assoc. Dr. Lutfi Dervishi- Drejtor i Klinikës së Urologjisë

Mr.Sci.Dr. Skender Telaku- Drejtor i Klinikës  Interne

Prof.assoc Dr. Myrvete Paçarada- Drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë me Obstetrikë

Prof. Dr. Adem Limani- Drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë

Prof. Assoc. Dr. Kemlmend Spahiu- Drejtor i Klinikë së Oftalmologjisë

Prof. Dr. Osman Sejfia-  Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale

Prof. Ass. Dr. Shemsedin Dreshaj- Drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse

Mr.Sci.Dr. Valdete Sereqi- Alidema- Drejtor i Klinikës së Psikiatrisë

Ass.dr. Sci. Valbona Govori- Berisha- Drejtor i Klinikës së Neurologjisë

Mr.Sci.Dr. Muharrem Avdiu- Drejtor i Klinikës së Pediatrisë

Prof.Dr. Mujë Shala- Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë

Prof.Ass. Dr. Nehat Baftiu- Drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacionit

Ass.Dr. Sci.  Gazmend Zhuri- Drejtor i Klinikës së Sëmundjeve të Krahërorit

Prof. Ass. Sebahate Zeqiri- Drejtor i Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit

Mr.Sci.Dr. Bislim Bislimi- Drejtor i Klinikës së Biokimisë

Mr.Sci.dr. Bujar Gjikolli- Drejtor i Klinikës së Radiologjisë

Mr.Sci. Dr. Basri Lenjani- Drejtor i Klinikës së Emergjencës
Prof.Dr. Suzana Manxhuka- Drejtor i Instituteve Paraklinike
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)