05 Dhjetor 2022

Zbatueshmëria është legjitimitet i masave kundër pandemisë

Prishtinë, 30 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, filloi ditën me një takim të përbashkët me u.d. të Kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Flamur Kadriu dhe inspektorët e Agjencisë.

Takimi u zhvillua një ditë pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila për shkak pati përkeqësimin e gjendjes me pandeminë.

Kryeministri Kurti i njoftoi inspektorët për vendimet nga ai takim dhe foli për rëndësinë e zbatimit të masave kundër pandemisë të marra në mbledhjen e 32-të të Qeverisë. Ai tha se kemi hyrë në një fazë të re të mbikëqyrjes së zbatimit të masave, dhe se zbatueshmëria e tyre i jep masave legjitimitet, përveçse siguron efektshmërinë e tyre.

Aktualisht, po përballemi me variantin më të rrezikshëm të virusit, atë Delta, andaj në një situatë që nuk është e zakonshme, nuk mund të sillemi si zakonisht. Angazhimi i gjithsecilit duhet të jetë një që s'e kemi bërë më parë, nënvizoi kryeministri Kurti.

Kryeministri po ashtu shtoi se Qeveria i është përgjigjur kërkesës së AUV-it për të rritur numrin e inspektorëve, duke e gjashtëfishuar atë.

Me 85 inspektorë të rinj që do angazhohen, ai u shpreh se bashkë me sasinë tash duhet të rritet edhe cilësia e inspektimit.

Mbi rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të masave kundër pandemisë foli edhe zëvendëskryeministri Bislimi.

Ai tha se derisa mjekët shërojnë pasojat e virusit, inspektorët kanë përgjegjësi t’i parandalojnë ato duke mbikëqyrë në mënyrë rigoroze zbatimin e masave kundër pandemisë.

Ministri i Shëndetësinë, Arben Vitia tha se shëndeti publik është mbi të gjitha. Ai shtoi se përkrah masave të reja të qeverisë, dhe angazhimit të qeverisë për një proces sa më të shpejtë të vaksinimit të qytetarëve, maskat, higjiena dhe distanca fizike vazhdojnë të mbesin qenësore në përballjen tonë me pandeminë.

Inspektorët e AUV-it u zotuan se do të angazhohen maksimalisht në vetëdijesimin e qytetarëve dhe në zbatimin e masave kundër pandemisë, me qëllim ndalimin e trendit të rritjes së infektimeve dhe përmirësimin e gjendjes me pandeminë në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)