05 Tetor 2022

Vreshtaria dhe verëtaria do ta kenë mbështetjen e vazhdueshme te MBPZHR-së

Tiranë, 2 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në simpoziumin shkencor “Vreshtaria dhe Verëtaria në hapësirën mbarëshqiptare”, që është mbajtur sot në Tiranë nën organizimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në fjalimin e tij, Ministri Faton Peci vlerësoi se simpoziumet e tilla janë tejet të rëndësishme në rrugën e konsolidimit të këtij sektori, si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën.

Me këtë rast, ai i ka njoftuar të pranishmit për historinë e zhvillimit të këtij sektori në Kosovë.

“Kultivimi i hardhisë dhe përpunimi i rrushit në Kosovë daton prej më shumë se 2000 viteve e këtë lashtësi e dëshmojnë të dhënat historike, toponimet e ndryshme dhe zbulimet arkeologjike."

"Me qëllim të krijimit të politikave të duhura janë më se të nevojshme simpoziume të tilla të cilat kanë për qëllim që t’i asistojnë politikë-bërjes, ruajtjes dhe zhvillimit të vreshtave në të dy vendet”, ka treguar Ministri Peci, duke shtuar se Kosova ka bodrume, vera e të cilëve i tejkalon vendet e rajonit dhe Evropës për nga cilësia.

Duke treguar për historinë e zhvillimit të këtij sektori, Ministri ka treguar se sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë është tejet i rëndësishëm për zhvillim të potencialit ekonomik të Kosovës.   

Për të zhvilluar dhe avancuar edhe më tej këtë sektor, ai tha se nevojitet përkrahje financiare, reforma të vazhdueshme dhe politika të përshtatshme bujqësore të adresuara qartë në plane dhe strategji adekuate.

“Sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë do ta kenë mbështetjen e vazhdueshme përmes politikave të duhura dhe programeve të avancuara që për qëllim kanë konsolidimin e këtij sektori në Kosovë”, tha Ministri Faton Peci.

Po ashtu,  Ministri Peci gjatë qëndrimit në Tiranë u prit nga Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Akad. asoc. Fatbardh Sallaku me te cilin diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit të nivelit akademik dhe përfshirjen e Universiteteve të Kosovës dhe Shqipërisë në zhvillimin e elaborateve që përfshijnë analiza të thukëta të sektorit të bujqësisë, vlerësimin dhe analizën e tokës bujqësore si dhe impaktin pozitiv të shkencës në bujqësi.

Në këtë simpozium pjesëmarrës ishin akademikë, studiues, profesorë e njohës të sektorit të bujqësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)