01 Shkurt 2023

Vazhdon të përkeqësohet gjendja epidemiologjike në BE

Bruksel, 14 nëntor - Qendra Europiane për Parandalim dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëroi se në Bashkimin Europian gjendja epidemiologjike vazhdon të përkeqësohet për shkak të COVID-19.

Nga 27-të vendet anëtare të Unionit, Belgjika, Holanda, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Greqia, Hungaria dhe Sllovenia janë vendet në të cilat gjendja mbetet më shumë shqetësuese, raportoi ECDC.

Kroacia dhe Sllovenia kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve në krahasim me numrin e banorëve.

Me 472 800 të infektuar në ditë këtë javë përreth botës, shkalla e infektimit ka vazhduar të rritet për të katërtën javë rresht.

Në dallim nga javët e mëparshme, Europa nuk është më rajoni i vetëm ku situata pandemike po përkeqësohet. Trend të përkeqësuar kanë shfaqur edhe rajonet e Amerikës Latine dhe Karaibet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)