26 Nëntor 2020

Ushtarët Sllovenë të KFOR-it ndihmojnë komunitetet kundër koronavirusit

Istog, 23 tetor - Kontingjenti slloven i KFOR-it që i përket Komandës Rajonale Perëndim i udhëhequr nga Italia dorëzoi maska për fytyrë në një kopsht fëmijësh në komunën e Istogut, për të përmirësuar mbrojtjen e arsimtarëve dhe nxënësve ndaj Covid-19.

Ushtarët sllovenë gjithashtu dhuruan mjete shkollore për fëmijë për të gjitha komunitetet.

Ushtarët sllovenë dhuruan gjithashtu pajisje mbrojtëse personale dhe termometra me rreze infra të kuqe për Manastirin e Kishës Ortodokse Serbe të Deçanit, ku ushtarët e KFOR-it të Komandës Rajonale Perëdim  veprojnë si përgjegjësit e parë të sigurisë.

Manastiri njihet nga UNESCO si një vend i Trashëgimisë Botërore dhe është vendi i vetëm nën mbrojtjen e operacionit të udhëhequr nga NATO.

Të dy iniciativat sllovene u finalizuan gjithashtu falë ekipeve ushtarake civile dhe të ndërlidhjes dhe monitorimit të Komandës Rajonale Perëndim.

Që nga shpërthimi i Covid-19 KFOR-i ka mbështetur në mënyrë të paanshme përgjigjen lokale ndaj pandemisë, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë dhe duke lehtësuar shpërndarjen e ndihmës për institucionet në Kosovë nga aleatët dhe partnerët e NATO-s mbi baza bilaterale, si Gjermania, Italia , Polonia, Turqia dhe Austria.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)