06 Korrik 2020

Ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes i përgjigjen aksionit për dhurimin e gjakut

Prishtinë, 5 gusht  - Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes filloj aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, sesioni i dytë për këtë vit, për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe nëpërmjet saj për pacientët në nevojë.

Ushtarak dhe civil, gra e burra, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes pa dallim në detyra dhe grada, u përgjigjen masivisht aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, disa edhe për të dytën herë brenda këtij viti, e shumica prej tyre janë tanimë janë dhurues të rregullt.

Dhurues i rregullt vullnetar është edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, drejtor i drejtorisë së Operacioneve i cili së bashku me stafin tjetër të Ministrisë së Mbrojtjes i përgjigjen çdoherë këtij aksioni shumë human.

Mbarëvajtjen e aksionit nga afër e përcollën, kolonel dr. Xhevdet Tahiraj, drejtor i departamentit për Çështje Mjekësore në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, dr. Bukurije Zhubi.

Nga mëngjesi dhe derë më tani, aksionit i janë përgjigjur mbi 50 dhurues vullnetar të gjakut dhe pritet që deri në mbarim të orarit të punës ky numër të jetë akoma më i madh.

Aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, i dyti për këtë vit, po zhvillohet bazuar në planin e veprimit për vitin 2019 të drejtorisë për Politika dhe Plane, përkatësisht departamentit për Bashkëpunim Civil-Ushtarak dhe drejtorisë së Operacione/ departamenti për Çështje Mjekësore dhe do të vazhdoj të zhvillohet në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deri më datë 2 shtator 2019.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimet e fundit me përhapjen e pandemisë dhe ndikimet në ekonomi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)


- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 15)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Qendrës Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i  Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)