22 Nëntor 2019

Ushqimet fast food mund të shkaktojnë sëmundje të trurit

Canberra, 18 qershor - Një studim i Universitetit Kombëtar Australian (ANU) paralajmëron për një lidhje ndërmjet kalorive të shtuara në ushqimet fast food dhe sëmundjeve të trurit, ndër të tjera edhe demenca.

Ekspertët thonë se njerëzit po e “gërryejnë” trurin e tyre nëpërmjet ushqimeve të këqija dhe mungesës së ushtrimeve fizike. Studimi gjithashtu përforcon lidhjen mes dy tipeve të diabetit, i cili shpesh shkaktohet nga mbipesha, dhe përkeqësimit me shpejtësi të funksioneve të trurit.

Demenca është një ndër shkaqet kryesore për vdekjen e grave në Australi, ndërsa për burrat është në vendin e dytë, pas sëmundjeve të zemrës.

Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes përkeqësimit të trurit dhe dietës jo të shëndetshme, si dhe mungesës së ushtrimeve fizike.

Ekziston një paralajmërim se ushqimi i përpunuar fast food që gjendet kudo dhe që përmban shumë kalori, sheqer dhe yndyrna, po shkakton dëme të konsiderueshme.

Studimi i Universitetit Kombëtar Australian thotë se dëmtimi i trurit është pothuajse i pariparueshëm pasi personi arrin moshën e mesme.

Profesor Nicolas Cherbuin thotë se stili i jetesës ka rëndësi të madhe.

“Dieta jo e mirë çon në zhvillimin e obezitetit. Shoqërohet me mungesën e aktivitetit fizik, me nivele të rritura të acarimit të trupit që është një reagim i mirë trupor në raste traumash. Por, kur kjo është gjithnjë e pranishme, kjo shkakton dëm. Shkatërrohen neuronet, duke ndikuar kështu tek funksionet tona të trurit dhe rrjedhimisht sjell një rrezik më të madh për zhvillimin e demencës më vonë në jetë”, thotë ai.

Studimi thotë se rreth një e treta e popullsisë në moshë madhore të botës është mbipeshë ose vuan nga obeziteti. Këshillat janë që të ushqehemi shëndetshëm dhe të bëjmë ushtrime që në moshë të re.

Vlerësohet se demenca ndikon gati 50 milionë njerëz në mbarë botën dhe se kostoja globale e sindromave të trurit, ndër to edhe sëmundja Alzheimer, është rreth 800 miliardë dollarë.

Për momentin, nuk ka formë parandalimi apo kurë shërimi për shumicën e formave të demencës.

Megjithatë, disa lloje ilaçesh zvogëlojnë një pjesë të simptomave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)