20 Prill 2019

Uran Ismajli, ministër i 'facebook' që manipulon dhe abuzon me paranë publike

Prishtinë, 11 shkurt - Deputetët e Lidhjes Demokratike te Kosovës, Haxhi Avdyli dhe Naser Rugova, përmes një konference për media kanë kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin për gjendjen në sektorin shëndetësor në vend.

Deputeti Haxhi Avdyli tha se, viti që kaloi ishte pa ndonjë reformë substanciale në shëndetësi.

“Në agjendën legjislative për vitin 2019 është i përfshirë vetëm Ligji për Shëndetësi, por jo edhe ai për sigurime shëndetësore."

"Ministri i Shëndetësisë del dhe manipulon për shumë projekte të cilat kanë nisur kohë më parë. Nuk kemi projekt të mirëfilltë për spitalin e Prishtinës dhe kemi ngecje edhe nëpër spitale të tjera”, tha deputeti Avdyli.

Ai kritikoi edhe Ligjin për Pagat, duke shtuar për shkak të pabarazisë, ai ka shkaktuar pakënaqësi edhe te punëtorët shëndetësor.

Ndërkaq, deputeti tjetër i këtij subjekti, Naser Rugova deklaroi se sistemi shëndetësor i Kosovës është në kolaps.

“Manipulimet e opinionit nga ky ministër i Facebook-ut, abuzimet me paranë publike dhe tendenca që projektet e filluar 2 e 3 vite më parë, t’ia adresojë vetvetes janë si pasojë e mossuksesit dhe mungesës së vizionit që pacientëve tu ofrojnë shërbime cilësore”, tha deputeti.

Rugova ka kërkuar nga ministri Ismaili që ta lërë Facebook-un dhe “selfiet me pacientë” dhe të punojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)