19 Prill 2024

UNDP i dhuron Kosovës 3,000 teste për koronavirus

Prishtinë, 24 prill - Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) i ka dhuruar departamentit të mikrobiologjisë molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë 3,000 komplete testimi për zbulimin e koronavirusit.

“Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus, UNDP është duke punuar me autoritetet për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër pandemisë duke siguruar që të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë stafin që vepron në vijën e parë, grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje dhe pakicat”, thuhet në njoftimin e Ministrise se Shëndetësisë së Kosovës.

UNDP është fuqimisht e përkushtuar për një partneritet të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe ne besojmë që së bashku jemi më të fuqishëm në luftën kundër COVID-19.

Në ditët dhe javët e ardhshme, UNDP në Kosovë, së bashku me Agjencitë e tjera të OKB-së dhe partnerë të tjerë të zhvillimit do të vazhdojnë të kontribuojnë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)