18 Prill 2024

Turqia premton ta ndihmoj QKU-në në ngritjen profesionale të stafit

Prishtinë, 22 mars - Një delegacion i Universitetit Trakya nga Turqia të cilin e përbënin ekspertë të fushave të ndryshme  të shëndetësisë dhe edukimit, ka vizituar të hënën Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Delegacionin turk e priti drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Ali Sadriu me bashkëpunëtorë. Në takim u biseduan mundësitë  e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë, u bisedua në lidhje me ndihmën që mund të  japë shtetit turk për  specializimin e kuadrove në  Kardiokirurgji dhe Onkologji.

Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, fillimisht njoftoj  zyrtarët turk me punën që po bëhet në QKUK, ndërsa kërkoi ndihmën e tyre  për sa i përket  trajnimit të stafit për Kardiokirurgji dhe Onkologji, shërbime këto që së shpejti pritet të ofrohen  edhe në QKUK.

Zyrtarët  e Universitetit Trakya, shprehen gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar QKUK-në, sidomos sa i përket edukimit dhe specializimit të kuadrove. Ata bënë të ditur se deri tani,  50 mjekë nga Kosova kanë qenë për edukim dhe specializim të mëtejmë në Universitetin e Trakyas, ku për së afërmi kanë pasur rastin të shohin se si  punohet në këtë Qendër Klinike Universitare.

Ata premtuan se do ndihmojnë dhe përkrahin zhvillimin e Kardiokirurgjisë dhe Onkologjisë kosovare meqë në këto fusha kanë ekspertë me përvoje të gjatë.  Po ashtu,  premtuan se  do të mundësojnë specializimin dhe ngritjen profesionale të kuadrove në këtë lëmi, duke sigurua edhe fjetjen dhe ushqimin për ata punëtorë që shkojnë për specializim.

Zyrtarët turk, thanë se do shqyrtohet mundësia që edhe ekspertët turk nga këto lëmi të vijnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe nga afër të ndihmojnë në mjekimin e rasteve dhe në ngritjen profesionale të stafit.
 
Delegacioni nga Turqia  i kërkoj drejtorit ekzekutiv të QKUK-së, që së bashku me bashkëpunëtorë të vizitojnë Universitetin e Trakyas, për të parë nga afër se si zhvillohet a puna atje,  kurse shpenzimet e vizitës do t’i mbulonte Universiteti i Trakyas. 

Delegacioni  turk, i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv dhe  bashkëpunëtorët e tij, vizituan hapësirat  e Kardiokirurgjisë që ende janë në punim, e po ashtu edhe Institutin e Onkologjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)