29 Maj 2020

Të dhënat Dagestanit për viktimat e COVID-19 më të mëdha se ato që i raporton Rusia

Makhachkala, 19 maj - Të dhënat e Republikës ruse të Dagestanit për viktimat e COVID-19 shumë herë më të mëdha se ato që i raporton Rusia.

Sipas të përditshmja ruse “Novaygazeta.ru”, vërehet një mospërputhje e madhe në mes të dhënave që i japë Ministria e shëndetësisë e Dagestanit dhe atyre të Ministrisë së shëndetësisë të Rusisë.

Dagestani është njësi federale e Federatës Ruse, me rreth 3 milionë banorë. Sipas Ministrit të shëndetësisë të Dagestanit, Jamaludin Hajiyibragimov, nga koronavirusi në këtë republikë janë infektuar 13.697 persona, ndërsa kanë vdekur 657 persona. Sipas Hajiyibragimov, nga numri i përgjithshëm i të vdekurve më shumë se 40 janë mjekë.

Të dhënat e Ministrisë së shëndetësisë të Rusisë janë shumë herë më të vogla sesa ato që i ka prezantuar Dagestani. Sipas Moskës, në Dagestan nga koronavirusi janë infektuar 3.371 pacientë, nga të cilët 29 kanë vdekur.

Më herët “Novaygazeta.ru”, kishte raportuar që institucionet shëndetësore në Dagestan përballen me mungesa të mëdha të stafit mjekësorë, pajisjeve mbrojtëse,  barnave dhe testeve për testimin e koronavirusit.

Ndryshimi në shifra në mes të Ministrisë së shëndetësisë të Rusisë dhe asaj të Dagestanit është shumë i madh, rreth 2000%, çka rritë dyshimet se të dhënat që prezantohen nga Rusia nuk janë reale, pra janë të shumë herë më të vogla.

Thuhet që zvogëlimi i shifrave të viktimave nga koronavirusi në Rusi po bëhet për ta paraqitur presidentit Putin se është duke e menaxhuar Pandeminë e COVID-19, shumë herë më mirë se shtetet e zhvilluara të Evropës dhe SHBA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)