24 Prill 2024

Spitali i Vushtrrisë bëhet me repart të ri të Urologjisë

Vushtrri, 24 korrik - Në Spitalin “Sheikh Zayed”  në Vushtrri  sot  është mbajtur ceremonia e inaugurimit të 5 dhoma shtesë me 15 shtretër më shumë për repartin e urologjisë dhe kirurgjisë, poashtu recepsion të ri, pra hapësirë e re me sipërfaqe prej 400 metra katrorë, donacion nga “Gjysmëhëna së Kuqe”.

Në ceremoninë  e përurimit morën pjesë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Uran Ismaili, Dr. Basri Sejdiu, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së,  Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri dhe z. Hamad Ben Abdennebi, drejtor  i Gjysmëhënës së Kuqe.

Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës. Z Uran Ismaili, tha se  investimet tona nuk do të ndalen për Vushtrrinë dhe qytetet tjera në Kosovë, për të bërë spitalet edhe më moderne dhe të qasshme për pacientët.  Ministri Ismaili,  foli edhe për angazhimet që po bënë Ministria e Shëndetësisë që për qytetarët  të ofrohen shërbime sa më cilësore dhe të krijohen kushte sa më të mira.

Në anën tjetër, dr. Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se përmes këtyre investimeve po bëhet e mundur që shërbimet urologjike të ofrohen në këtë Spital dhe mos të  drejtohen pacientët drejt QKUK-së, për të mbingarkuar atë.

Sipas tij, investimet në spitalet e përgjithshme do të vazhdojnë dhe përmes tyre do të mundësohet që qytetarët të marrin shërbimet shëndetësore në rajone prej nga vijnë dhe mos të kenë nevojë të drejtohen në QKUK.

z. Hamad Ben Abdennebi, drejtor  i Gjysmëhënës së Kuqe Zyra në Tiranë,  poashtu foli për investimin e bërë në këtë spital duke premtuar se do të bëjnë edhe investime të tjera në shëndetësi për të ofruar shërbime sa më cilësore për pacientët.

Investimi nga Gjysmëhëna e Kuqe i bërë në këtë repart është në vlerë 300.000 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)