26 Prill 2024

Spitali i Mitrovicës tërësisht funksional

Mitrovicë, 29 dhjetor - Spitali rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka përmbyllur një vit të suksesshëm të punës, duke arritur që në muajt e fundit të funksionalizoj shumicën e reparteve. Kjo është arritur me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Për të shënuar këto suksese është organizuar një takim i përbashkët me punëtorët e këtij spitali, ku ka marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Ferit Agani, mandej  kryetari i komunës, Avni Kastrati, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në komunë, Shaqir Demiri etj. U vlerësua se funksionalizimi i reparteve të kirurgjisë, anesteziologjisë dhe emergjenca paraqet një arritje shumë të rëndësishme për gjithë rajonin e Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se ka pasur shumë sfida, por me mbështetjen dhe angazhimin e vetë punëtorëve si dhe institucioneve qendrore është arritur që të ndryshohet gjendja për të mirë. “Qytetarët tanë kanë pasur shumë probleme këto vite të pasluftës për shkak se spitali në veri nuk ka mundur të shfrytëzohet. Tash situata është përmirësuar dhe ne jemi shumë të kënaqur për këtë”.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Ferit Agani, shprehu kënaqësinë e tij për krijimin e kushteve të mira në këtë spital. Tha se do të vazhdoj mbështetja në mënyrë që shërbimet të jenë sa më cilësore.

Ndërsa drejtori për Shëndetësi në Mitrovicë, Shaqir Demiri, tha se janë bërë përpjekje të mëdha gjatë këtij viti për të krijuar mundësi që qytetarët e këtij rajoni të kenë shërbime më të mira shëndetësore. “Mbështetja e pakursyer e kryetarit të komunës dhe institucioneve qendrore kanë mundësuar që tash të kemi një spital funksional”.

Në anën tjetër, drejtori i spitalit, Agim Peci, numëroi të arriturat gjatë këtij viti. Përmendi projektin në fushën e energjetikës, mandej sigurimin e katër autoambulancave. “Një e arritur tjetër me rëndësi është edhe funksionalizimi i repartit të pulmologjisë për 24 orë”.

Drejtori Peci ceku edhe pranimin e 14 specialistëve të rinj në punë gjatë këtij viti. “Ministria e Shëndetësisë ka investuar më shumë se 2 milionë për sigurimin e pajisjeve të reja në këtë spital”.

Në këtë takim të përbashkët janë ndarë është mirënjohje për ata që kanë ndihmuar që të përmirësohet situata në këtë spital të ri. U nderuan ministri Agani, kryetari Kastrati, drejtori Demiri si dhe punëtorë të dalluar të spitalit.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)